Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, komentoi nga Elbasani edhe situatën e krijuar në PD, ku të gjithë po kërkojnë largimin e Lulzim Bashës.
“Kjo do jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë për ngadhënimin e saj. Mesazhi më i shkëlqyer është bashkimi i demokratëve rreth votës së lirë dhe idealeve të lirisë,” tha Berisha.
I pyetur për disa komente që kërkojnë largimin e tij dhe të Lulzim Bashës, Berisha tha: “Nuk po mbroj asgjë përveç votës së lirë. Ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës dhe lirë dhe bllofit, por atyre që e bëjnë këtë, do u lëmë bllofin në dorë”.
Berisha u prit me entuziazëm në Elbasan në Ditën e Verës.