Home AKTUALITET Qytetarët për Berishën:“Ti je shpresa jonë”

Qytetarët për Berishën:“Ti je shpresa jonë”

38

“Ti je shpresa jonë,” dëgjoheshin qytetarët e shumtë që e takonin Berishën.

Shumë prej tyre vendosën t’i japin dhurata simbolike gjatë vizitës në Panairin e Verës. Berisha shoqërohej nga deputeti Luçiano Boçi.

Disa qytetarë shpreheshin se ai është i vetmi që mund të largojë Edi Ramën, të cilin e quajtën si e keqja më e madhe e vendit. Të tjerë thanë se prisnin pranverën e ndryshimit.

Mes atyre që e përqafuan dhe bënë foto me Berishën kishte të moshuar, fëmijë, adoleshentë dhe të rinj.

“Ju jeni opozita e vërtetë,” dëgjoheshin disa tregtarë, ndërsa Berisha konfirmoi se ndryshimi do të vijë shumë shpejt.

© SYRI.net