BERAT –  Një vajzë e mitur dhe një 34-vjeçar janë denoncuar nga të afërmit e tyre si të zhdukur.

Konkretisht raportohet se në Komisariatin e Policisë Kuçovë ka bërë kallëzim F.P., duke thënë se është larguar nga banesa vëllai i tij  Ll.P., 34 vjeç, banues në fshatin Sqepur, Dimal.

Ndërkohë në Komisariatin e Policisë Berat ka bërë kallëzim A.G., duke thënë se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur S.G.  /abcnews.al/