38-vjeçari Ervis Hasankolli është liruar pasi mbahej i arrestuar në mënyrë të paligjshme. Ai u arrestua nga policia e Elbasanit gjatë operacionit “Paper” më 13 mars, por është liruar sot nga prokuroria e Elbasanit.
Ndaj tij në 2016 ishte vendosur masa arrest me burg me 10 vite për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa më 25 janar 2022 Gjykata e Lartë kishte pranuar rekursin e Hasankollit duke e shpallur të pafajshëm.
Megjithatë ai u arrestua më 13 mars nga policia e Elbasanit dhe u mbaj në paraburgim deri ditën e sotme që u lirua me urdhër të prokurorisë.
Burimet thonë se mos gjendja e vendimit nga gjykata e shkalles së lartë e cila e shpallte atë të pafajshme bëri vendosjen pas hekurave të 38 vjeçarit i cili sot fitoi sërisht lirinë.