Dashnor Sula është një ndër deputetët që ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së dhe hapjen e partisë duke integruar në të edhe mbështetësit e Berishës. Mirëpo, për të ndodhur kjo, duhet që fillimisht të thyhet akulli mes grupeve që prej disa muajsh kanë sulmuar dhe akuzuar njeri-tjetrin.

Në lidhje me këtë, Dashnor Sulaj tha në “Log.” se po negociohej duke përmendur edhe emrat e deputetëve që po e bëjnë këtë.

Sipas tij, negociatorët mes grupit të Bashës dhe atij të Berishës janë deputetët Flamur Hoxha; Alfred Rushaj si edhe ai vetë. Madje, Sulaj tha se kishte eksperiencë në negociata të vështira duke rikujtuar zgjedhjen e presidentit në vitin 2007.Këta të fundit do të përpiqen që të ngrenë një parti ndryshe ajo që është tani, ku të gjitha fraksionet do të gjejnë veten. /abcnews.al