Një tjetër blerje e re për t’u treguar në rrjetet sociale. Portugezi mbërriti në stërvitjen e Manchester United në timonin e një “Aston Martin DBS Superleggera”, që kushton gati 240.000 euro.
Një mënyrë (aspak e lirë) për të festuar “hat-trick”-un spektakolar me të cilin fundosi Tottenham në ndeshjen e Premier League. Nga ana e tij, “Aston Martin DBS Superleggera” krenohet me një motor V12 5.2 litrash, i cili prodhon 715 kuaj fuqi, shpejtësi maksimale prej gati 340 km/h dhe përshpejtim nga 0 në 100 km për 3.4 sekonda.
Një makinë luksoze pa limite, ashtu siç i pëlqen Ronaldos, që mburret me një garazh rekord. Para dy katërrrotakëve të fundit, Cristiano Ronaldo bleu një “Bentley Flying Spur” për gati 300 mijë euro, jo shumë kohë më parë. Koleksioni i tij shumë i pasur përfshin dy Bugatti, Veyron dhe Chiron, me vlerë 2.5 milionë e 2 milionë euro, një McLaren Senna i rrallë për pak më shumë se 1 milionë euro.
Një Ferrari F12 TDF dhe Ferrari Monza SP2 janë shtuar gjithashtu në listë. Me Ronaldon nuk i dihet kurrë: ka gjithmonë një blerje të re me katër rrota në plan. Ndërkohë, vlera e garazhit të tij po rritet muaj pas muaji; tani ka arritur në mbi 20 milionë euro!
(BalkanWeb)