Pas shumë seancave gjyqësore, dosja penale në lidhje me përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë, ka kaluar për gjykim në Gjykaten e Lezhës.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Artan Hajredinaj, duke i hapur rrugë gjykimit të themelit për 5 përsonat e vënë nën akuzë për vepren penale “Kryerja e marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.

Ndërkohë avokatet e të pandehurve kanë mohuar në vazhdimësi që klientet e tyre të kenë kryer vepren penale për të cilën akuzohen, pasi referuar dhe bisedave që janë zbardhur ata thonë se ka qenë vetë e mitura që i ka provokuar në vazhdimësi.

Pas kallëzimit penal në SPAK për “Shpërdorim Detyre”, njëri nga avokatet e të akuzuarve ka shkuar edhe më tej, duke kërkuar përjashtimin e prokurorit çështjes, me pretendimin se hetimet nuk janë kryer siç duhet.



Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe personi me iniciale A.Gj u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit të një vajze 15-vjeçare e cila pretendonte se përmes shantazhit është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.

Tashmë do të jetë gjykimi i themelit që do të vendose për fatin e 5 të akuzuarve, nëse kanë konsumuar apo jo vepren penale që pretendon prokuroria e Lezhës.Kjo ngjarje e cila ndodhi në fshatin Tarazh të Mirditës tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të Shqipërisë.