Evakuimet do të vazhdojnë ditën e sotme në Ukrainë. Autoritetet ukrainase njoftojnë se një korridor humanitar do të hapet në rajonin e Luhansk këtë mëngjes.

Luhansk është një prej dy rajoneve në Ukrainën lindore që u njoh si i pavarur nga Vladimir Putin përpara pushtimit, të nisur 24 ditë më parë.

Rrugët e evakuimit nga Luhansk u konfirmuan nga guvernatori rajonal Serhiy Gaiday.

“Është rënë dakord për një korridor humanitar, do të përpiqemi të evakuojmë njerëzit dhe të sjellim ushqim sot”, tha ai.

Ky “regjim heshtjeje” do të tentohet nga ora 9 e mëngjesit me orën lokale (07:00 GMT).

/abcnews.al