Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur sërish foltoret e tij me demokratët. Ditën e sotme Berisha theksoi në takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi se PD ka pasur kriza por në këto 5 muaj ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për tu rikthyer fuqishëm si opozitë.
Berisha:Nga 2009 e deri më sot nuk bëhen më zgjedhje. Në këto kushte, kur PD ndodhet në agoni pas një seri humbjesh njëra pas tjetrës, nisma për Rithemelim erdhi si shpresë. Në këto 5 muaj PD ka pasur zhvillimin më pozitiv me përpjekjet për tu kthyer në opozitë të vërtetë.
Tritan Shehu: Ju falenderoj thellësisht për mbështetjen gjithë këto vite, shumë shpejt do çlirohemi nga ky regjim. Jeni në një fazë të re të riorganizimit të partisë tuaj në Athinë sepse roli juaj është thelbësor për ndryshimet në Shqipëri, takimi tjetër i Berishës do të jetë në Athinë midis jush.