Janë arrestuar anëtarët e bandës shqiptare të cilët kishin sulmuar me molotov shtëpinë e një 16-vjeçari italian nga Riccione.
Shkak i sulmit ishte bërë një borxh të cilin adoleshenti italian nuk ua kishte kthyer shqiptarëve, të cilët i kishin shitur drogë.
Kështu që grupi i shqiptarëve në mbrëmjen e 14 marsit 2015, një grup shqiptarësh hodhën bomba molotov në derën e përparme të shtëpisë së italianit.
Pas hetimeve të shumta, pamjeve video, dhe dëshmisë së 16-vjeçarit italian u bë i mundur arrestimi i autorëve. Pas hetimeve, Prokuroria ka 12 vjet burg për të gjithë anëtarët e grupit.
Dënimi më i madh është kërkuar për S.P., 30-vjeçarin shqiptar që besohet se është autori i bombës me molotov. 8 vjet është kërkuar për S.F., 40 vjeç nga Rimini. Ndërsa për dy të tjerë, të cilët janë vëllezër, kërkohet 5 dhe 2.8 vite. Megjithatë Gjykata do të vendosë të premten.