Xherdan Shaqiri i është gëzuar golit të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e tij të re, Chicago Fire.Skuadra ku aktivizohet sulmuesi me origjinë shqiptare ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Sporting Kansas City në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në MLS.
Sulmuesi shënoi në minutën e 50-të, teksa u tregua i saktë nga penalltia duke dërguar topin në një krah dhe portierin në krahun tjetër. Ky ishte goli i parë i 30-vjeçarit, ndërsa ka asistuar edhe dy herë.