Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin.

Me anë të një fotoje të zgjedhur nga Sari Salltiku, kryeministri Edi Rama ka uruar këtë ditë të shënuar për bektashinjtë.

“MIRËMËNGJES

dhe me teqenë magjike të Sari Salltikut e me urimin për besimtarët bektashinj në këtë ditë të shënuar sot për ta, ju uroj të gjithëve një ditë me dritë brenda vetes” shkruan Rama. /abcnews.al/