Të shtëna me armë janë dëgjuar këtë mbrëmje në Shkodër.
Burime bëjnë me dije se është qëlluar me armë në drejtim të një furre buke në afërsi të spitalit.
Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një tentativë për atentat apo nëse të shtënat me armë kanë ardhur pas një konflikti të çastit.
Pronaret e furrës nuk njihen për persona problematikë. Kanë qenë emigrante në Greqi dhe ka disa vite qe janë kthyer dhe kanë investuar.
lajmi në perditesim