Mediat greke kanë publikuar deklaratën e policit 24-vjeçar që u raportua më herët se është plagosur rëndë, që sipas mjekëve është në gjendje të rëndë. I riu ka deklaruar: “Jam mirë, do duroj”.

Ndërkohë shkruajnë se 24-vjeçari është goditur në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. I riu me origjinë nga Serres dhe po merr trajtim mjekësor në spitalin Ushtarak 401, shkruajnë mediat greke, duke theksuar se është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Pasditen e djeshme, Athina u përfshi nga protesta të dhunshme. Marshimi ka nisur në Nea Smyrni, si revoltë kundër dhunës policore, ndërsa përplasjet fizike kanë qenë të forta.

Revcontent