Katër civilë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi sulmet ruse goditën një qendër mjekësore në Kharkiv, thotë policia lokale.
Sipas BBC, sulmet kishin shënjestruar një qendër mjekësore në lagjen Osnovyansky të qytetit, thanë ata. Forcat ruse janë përpjekur pa sukses të rrethojnë Kharkivin, me analistët që thonë se u mungon municioni.
“Sot në mëngjes, pas një bombardimi në infrastrukturën civile nga disa raketahedhës, shtatë civilë u plagosën, katër prej tyre vdiqën”, tha policia.
Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe qëndron pranë kufirit rus në lindje.