Home ELBASANI SOT PENSIONISTËT VUAJNË PËR “BUKËN E GOJËS”

PENSIONISTËT VUAJNË PËR “BUKËN E GOJËS”

34

Shumë prej tyre jetojnë në varfëri pa mbështetje

Rritja e çmimeve ka sjellë shqetësim tek pothuajse të gjithë qytetarët e thjeshtë të cilët nuk mund ti përballojnë këto çmime të larta me të ardhurat e tyre. Nga të gjithë më të prekurit nga kjo rritje e menjëhershmë çmimesh janë pensionistët.

Të pyetur nga Egnatia News shumë prej tyre shprehen se pensionet të cilat marrin janë minimale dhe me to nuk mund të përballojnë as faturat ndërsa pjesa tjetër përdoret per medikamente.

Edhe pse qeveria shqiptare miratoi një pakët sociale për të ndihuar përgjatë 3 muajve pensionistët me 3 mijë lekë paketa nuk I përfshinë të gjitha kategoritë.

 Shpesh nga pensionistët ka patur ankesa dhe kërkesa për rritjen e pensioneve por deri më tani shtsa në penione ka qenë minimale dhe e papërfillshme duke e lënë këtë shtresë të numëroj edhe qindarkat për të blerë ushqime.