Inspektorët në terren për verifikim
Situata dramatike që po kalojnë disa qarqe për shkak të gripit të shpendëve ka bërë që Drejtoria e Shërbimit veterinar në Elbasan të zbresë në tregjet e shpendëve për të informuar fermerët dhe për të testuar çdo rast të dyshimtë.
Siç duket edhe nga pamjet task forca e ngritur nga drejtoria ka informuar fermerët mbi rrezikun e gripit të shpendëve dhe se çfarë ata duhet të kenë kujdës nëse verejnë shenjat e para tek shpendët.
Drejtori Fartmir Ozuni tha se deri më tani në qarkun e Elbasanit nuk është konfirmuar asnjë rast me gripin e shpendëve dhe se ata janë duke marrë mostra për çdo ras të dyshimtë
Ozuni thotë se kontrollet do të jenë të njëpasnjëshme dhe fton fermerët që të tregohen të kujdesshëm.
Ne tregun e shpendëve në Elbasan shërbimi veterinat ka vendosur postera informues në lidhje me gripin e shpendëve dhe kanë udhëzuar fermerët si të veprojnë për çdo situatë dyshuese.