Tom Doshi ka reaguar pas kërkesës së demokratëve për të mos u regjistruar në zgjedhje. Ai i quajti akuzat e PD-së si shpifje të pabaza pasi frikësohen nga humbja e zgjedhjeve.

Duke u nisur nga shpifjet dhe akuzat e pabaza, nga frika e humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, sepse Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do jetë faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, Z. Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit! PSD njeh, respekton Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet shqiptare!” thuhet në njoftim.

Ora news