Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moslëshimi i kuptonit tatimor”, shtetasit:

-G. T., 57 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e hotelit në pronësi të tij, u gjetën disa klientë, të cilët nuk ishin të pajisur me kuponin tatimor për pagesën e qëndrimit në këtë hotel;

-S. D., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi ushtron aktivitetin në një lokal të palicencuar nga autoritetet kompetente, për shërbimin që ofron.
___
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen M. D., 63 vjeçe, banuese në fshatin Kajan, Belsh, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua se kryente punime ndërtimi në banesë, pa lejen përkatëse të autoriteteve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.