Në 24 orët e fundit në vendit tonë janë regjistruar 82 raste pozitive për Covid-19 dhe asnjë humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë, në raportimin ditor të rasteve njofton se nga 851 testime të kryera, të infektuar rezultuan 34 qytetarë në Tiranë, 8 në Lushnje, 5 në Durrës, Divjakë, Sarandë, 3 në Fier, Himarë, 2 në Lezhë, Delvinë, Kuçovë, Peqin, 1 në Shkodër, Pukë, Kukës, Kurbin, Kamëz, Dibër, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Korçë, Poliçan.
Janë 480 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Ndërsa janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,787 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (01 Prill 2022)
Raste të reja ditore 82
Të shëruar në 24 orë 71
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 851
Testime totale 1,778,617
Raste pozitive 273,759
Raste të shëruara 269,787
Raste Aktive 480
Humbje jete 3,492
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 236
Vlorë 63
Fier 56
Gjirokastër 34
Durrës 20
Elbasan 18
Berat 14
Shkodër 13
Kukës 9
Korçë 8
Lezhë 5
Dibër 4