Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka shpjeguar amullinë e krijuar ditën e enjte, ku pas vendimit të GJKKO-së e cila dha masën arrest me burg për ish-deputetin socialist Alqi Bllako, nuk u arrit të zbatohej nga ana e organeve ligj-zbatuese pasi ai nuk u gjet në asnjë nga banesat e tij.
Hoxha tha në Abc se lajmi që Bllako mund të ishte arratisur erdhi se Policia e Shtetit dhe agjentët e BKH-së nuk e gjetën në asnjë nga adresat, ndërsa shtoi dhe faktin se edhe nga ana e policisë apo SPAK deri të premten në mëngjes nuk pati asnjë njoftim, madje nuk kishin asnjë informacion se ku gjendej Ballako.
Ish-deputeti socialist është vetëdorëzuar në polici në orën 3:00 të mëngjesit të ditës së premte, ndërkohë.