Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë kryer 1,227 testime ku kanë rezultuar 64 qytetarë të infektuar me Covid 19. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë humbje jete, ndërsa në spital janë 16 persona të shtruar.
Njoftim Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë kryer 1,227 testime ku kanë rezultuar 64 qytetarë të infektuar me Covid 19. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë humbje jete, ndërsa në spital janë 16 persona të shtruar.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.