Situatë kaotike pas humbjes së Dinamos ndaj Egnatias që nis blutë përsëri drejt Kategorisë së Parë. Teksa ekipi ka dalë nga stadiumi për t’iu drejtuar autobusit që do t’i kthente blutë në kryeqytet, është përballur me furinë e ultrasve të skuadrës.
Këta të fundit nuk kanë pritur shumë për përballjen me lojtarët, duke u kërkuar llogari dhe duke mos i lejuar të niseshin drejt kryeqytetit pa nxjerrë “përgjegjësit” e kësaj situate.Pas disa minutave diskutime, lojtarët nuk kanë hipur në autobus, por janë kthyer në ambientet e brendshme të stadiumit, ku është zhvilluar një mbledhje mes stafit teknik, drejtuesve dhe futbollistëve.