Kanë kaluar 9 vite dhe pavarësisht denoncimit të përvitshëm situata shkon një hap”para”.
Edhe një vit më pas, ashtu si 8 vite të shkuara, situata është edhe më keq…. Jo vetëm rrugë të lëna rrugëve, tashmë janë shndërruar në rrugë të humbura rrugëve…
Dëgjoj në media se ministrat socialistë inspektojnë punimet ne akse rrugore të qarkut tonë a thua se në këto 8 vite vendi drejtohet nga alienë. E vërteta e hidhur që nuk mbulohet dot me shoshë dhe inspektime është se Qarku Korçë me apo pa dashje u privua nga infrastruktura rrugore. Dhe ky është fakt që nuk e luan as topi! Aksi Qukës-Qafë Plloçë u la në mëshirë të fatit. Jo vetëm që nuk u përfundua në 2015, siç premtuan por, rrezikon të çojë dëm gjithë investimin që është bërë deri më sot! As ka një plan për aksin Qafë Thanë-Maqedoni e Veriut e cila vijon me infrastrukturën mjerane të kohës së diktaturës. Aksi Korçë-Ersekë sigurisht që në 3D ka mbaruar po në realitet është edhe më keq nga sa mendohet. Mos pyesni se çfarë bëhet me aksin Ersekë-Leskovik se duket që e kanë fshirë nga harta administrative, por kur udhëton me furostradat luksoze të qeverisë besoj se ngjan udhëtim shumë romantik. Dhe kjo është vetëm njëra anë e medaljes sepse ajo që pason, pra zhvillimi ekonomik, agrobiznesit apo turizmit sigurisht që lidhen drejtpërdrejtë me infrastrukturën! Prandaj këta shkojnë nga fitorja në fitorje, po ne të vdekshimit gjë me sy nuk kemi parë…. Rroftë 3D, që na i tregon të gjitha se çfarë do të bënjet Shqipëria….. se po të jetë për si është, duhet marrë arratia natën pa hënë e me stuhi….. Në foto pamjet e hidhura, por të vërteta të akseve rrugorë: Qukës-Qafë Plloçë; Korçë-Ersekë dhe Ersekë-Leskovik…