Në pjesën qendrore të kryeqytetit francez ka ndoshur një shpërthim i fuqishëm, ku një autobus urban është përfshirë nga flakët.
Shëprthimi ka ndodhur pranë monumentit historik Notre Dame de Paris, me një re tymi të zi që është ngritur në qiell, sipas dëshmitarëve dhe zyrtarëve lokalë.
Dëshmitarët thanë gjithashtu se dëgjuan një shpërthim të fortë, ndërsa më pas panë flakë dhe tym të zi nga autobusi.
Incidenti u shënua mesditën e sotme, kur një autobus i transportit publik RATP mori flakë në Place Maubert dhe Bulevardin Saint-Germain, afër Katedrales Notre-Damen ndërsa sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak zjarrit ka qenë shpërthimi.