Fshati Bujqëz në Elbasan, në territorin e të cilit kalon lumi Shkumbin, është lënë në mëshirë të fatit .
Mungesa e investimeve në argjinatura ka bërë që lumi Shkumbin të përparojë duke marrë me vete mijëra hektarë tokë bujqësore.
Ndërkohë që qeveria orienton fermerët per t’ju kthyer tokës, ajo nuk merr mundimin as t’jua garantojë nga erozioni këtë të fundit .
Egnatia News ishte sot në fshatin Bujqëz, pas disa thirrjeve nga banorët për gjëndjen alarmante të tokave të tyre .
Për Egnatia News, ata shprehën se janë në mëshirë të fatit dhe se po ju shkatërrohet toka që është e vetmja pasuri që kanë.
Ata shprehën se shteti i ka lënë në harresë dhe se nuk kanë asnjë mbështetje nga asnjë institucion.
Ata bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente pasi rrezikojnë të ngelen pa tokë për shkak të erozionit .