Forcat ruse nisën sulme me raketa në Ukrainën perëndimore dhe verilindore të martën, duke goditur atë që zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov i përshkroi si objekte ushtarake, shkruan CNN.
Në një deklaratë, Konashenkov tha se Rusia lëshoi raketa precize nga ajri në objektiva në afërsi të Zolochiv në rajonin perëndimor të Lvivit dhe Chuhuiv në rajonin verilindor të Kharkiv.
Ai pretendoi se sulmet shkatërruan një post komandimi të një njësie të mbrojtjes territoriale, një strukturë magazinimi karburanti dhe një fabrikë riparimi automjetesh të blinduara./ CNN
EGNATIA NEWS nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur atë informacion.