Komisioni Europian filloi këtë të martë një procedure disiplinore kundër Hungarisë  e cila mund të privohet nga fondet e unionit për shkak të shkeljeve të normave demokratike.

Lëvizja vjen dy ditë pasi Kryeministri hungarez, Viktor Orban, fitoi zgjedhjet parlamentare me një diferencë të konsiderueshme nga kundërshtarët.

Prej kohësh Hungaria është kritikuar mbi sistemin e prokurimit publik, për pavarësinë e gjyqësorit dhe kufizimet në lirinë e mediave.

Komisioni Europian bëri të ditur se do të përdorë mekanizmin e ri të ligjit, i cili nuk është përdorur asnjëherë, me synim parandalimin e keqpërdorimit të fondeve të Bashkimit Europian.

Ky mekanizëm i votuar gjatë vitit 2020 nga 27 vendet anëtare të unionit bën ndërprerjen e financimit nga BE për shtetet të cilat minojnë parimet e demokracisë.

Qeveria hungareze u shpreh se përdorimi i këtij mekanizimi është i gabuar.