Pentagoni dhe drejtuesit e ushtrisë amerikane i frikësohen mundësisë se konflikti në Ukrainë mund të zgjasë dhe të zgjerohet duke përfshirë dhe shumë vende të tjera.
Sipas gjeneralit të ushtrisë amerikane, Mark Milley dhe shefit të Pentagonit, bota perëndimore po përballet sot me dy fuqi si Rusia dhe Kina, të cilat me potencialin e tyre ushtarak mund të ndryshojnë rregullat e lojës.
“Jemi duke u përballur me dy fuqi globale: Kinën dhe Rusinë, secila prej tyre me kapacitetet të konsiderueshme ushtarake dhe të dyja bashkë synojnë ndryshimin rrënjësor të rregullave të bazuara në rendin aktual botëror. Ne po hyjmë në një botë që po bëhet më e paqëndrueshme dhe potenciali për konflikt të rëndësishëm ndërkombëtar po rritet, jo po zvogëlohet”, deklaroi gjenerali Milley gjatë një takimi.