Kryetari Partisë Republikane Fatmir Mediu në vazhdim të vizitës me ftesë të Kongresit Amerikan zhvilloi takime në Senat dhe Kongres.
Ai u takua me Senatorin Jim Inhofe N/Kryetar i Komitetit te Mbrojtjes dhe Sigurisë.
Kongresmenin Pete Sessions në Komisionin e Financave dhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare
Me Kongresmenin Michael McCaul Në komisionin e Jashtëm.
Kongresmenin Mike Gallager anëtar i Komitetit të Sigurisë.
Në takime u diskutua për organizimin e një forumi sigurie në Kongres me përfaqësues të Evropës Juglindore, kryesisht Ballkanit, për të vlerësuar problemet e shkaktuara nga pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia, si dhe pasojat e zhvillimet e mëtejshme.
Ndamë të njëjtin qëndrim se Ukraina është target i Putin, por qëllimi i tij është destabilizimi i Europës.
Padyshim Ballkani ngelet një shqetësim për SHBA duke parë influencën Ruse në Ballkan dhe veçanërisht aleancat politike. Ushtarake dhe ekonomike me Serbinë, Republika Sërbska në Bosnjë dhe tensionet e krijuar në kufi me Kosovën apo Malin e Zi.
Theks i veçantë ju vu garantimit të pavarësisë energjetike të rajonit dhe Evropës nga Rusia si dhe mbështetjen që mund të japin SHBA.
Shqipëria ka një rol të veçantë në ndërtimin e TAP.
Kompanitë Amerikane po tregojnë interes të veçantë për bashkëpunim në Shqipëri në fushën e energjisë si dhe mundësinë për të sjellë ELNG në Shqipëri, duke e kthyer atë në një pikë të rëndesishme në rajonin e Ballkanit.
Po ashtu ndikimi i Rusisë në Evropën juglindore do të përbëjë një problem të madh për vendet e këtij rajonit dhe interesat ekonomike të tyre.