Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka shkuar paraditen e kësaj të mërkure në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Mësohet se diplomatja e lartë amerikane do të takohet me kreun e Grupit të PS, Taulant Balla.
Një ditë më parë, Kim ishte në këto ambiente dhe u takua me kreun e Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj. Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja e SHBA dha detaje nga ajo që kishte biseduar me Alibeaj.
Mes rreshtash ajo e quante atë kryetar të komanduar të Partisë Demokratike. Kjo shkaktoi reagime të forta të grupimit pro Berisha, të cilët e konsideruan si turp qëndrimin zyrtar të ambasadores Yuri Kim. Sipas tyre, ajo nuk po njihte vendimin e Gjykatës.