Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është përballur me një situatë aspak të këndshme, kur një numër i madh fansash dhe pjesëtarë të stafit e injoruan gjatë vizitës së ish-presidentit Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, e para që nga largimi prej detyrës.

79-vjeçari Biden u shfaq duke ngritur dorën aspak i kënaqur, kur një grup që ndodhej në sallë vrapoi të përshëndetej me Obamën, duke e lënë atë krejt vetëm.

Presidenti i 43 ishte ftuar në Shtëpinë e Bardhë nga ish-zv.presidenti për të shënuar 12 vjetorin e krijimit të Obamacare.