Policia ka finalizuar paraditen e sotme një operacion anti-drogë në zonën e Fushë Krujës.
Burime bëjnë me dije për se operacioni është shtrirë në disa fshatra për sekuestrimin e lëndëve narkotike.
Në aksion kanë marrë pjesë efektivë të Komisariatit të Krujës, atij të Durrësit dhe grupe të FNSH.
Deri më tani janë shoqëruar disa persona, ndërkohë që pritet një komunikatë zyrtare nga policia.