Ditën e sotme bëri bujë lajmi për largimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli nga fushata e PS, pasi ky i fundit nuk pranoi kandidaturën si deputet.
Ka qenë i dërguari politik në Vlorë, Damian Gjiknuri i cili i ka dërguar një mesazh Lelit nga je takim me Ramën.
Gjiknuri tha se askush nuk është i palëvizshëm nga politika dhe se sipas tij natyrshëm ekipet ndërrohen rrugës.
Gjiknuri: Jam i bindur që me këtë ekip, pavarësisht kritikave se askush nuk është perfekt. Po ti vendosësh prozhektorin, mund të gjesh ndonjë gjë që nuk shkon, por në përgjithësi është një ekip shumë përfaqësues, shumë i mirëorientuar politikisht dhe jam i bindur që te qytetarët shkojmë shumë qetë për t’i kërkuar votën. Në fund të fundit iu kemi dhënë njerëzit që u duhen. Një rol të veçantë këtu do të kenë deputetët aktualë që dua t’i falënderoj, Faten, Edin, Vilmën që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme që askush nuk mund të thotë se kanë bërë një gjë gabim.
Natyrshëm ekipet ndërrohen rrugës. Të gjithë jemi pjesë të lëvizshme në historinë politike, por kontributi i tyre në fushatë do të jetë një vlerë e shtuar që të gjithë bashkë do të na çojë përpara
Nga ana e tij kryeministri Rama anashkaloi tërësisht përjashtimin nga PS të Dritan Lelit.
Sikur nuk kishte ndodhur asgjë Rama u mor me sulmin ndaj kundërshtarëve politikë.
“Si mundet ti ofrohet Vlorës, Leskua si komandant. Një njeri që është njësuar plotësisht me alkoolin, degradimin,shpërfytyrimin e personit publik. PD ka dorëzuar në KQZ listë të paligjshme me 17 kandidatë. Në Vlorë nuk duhet votuar majtas e as djathtas por drejtë”, ka thënë Rama.
Ora news