Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp ka hedhur akuza të rëndë mbi procesin e arrestimit të ish-deputetit socialist Alqi Bllako.
Berisha tha se zërat thonë, por i ka të pavërtetuara se Bllako u arratis nga Qafë-Bota në Greqi dhe u kthye me helikopter. Ish-kryeministri iu referuar 12 orëve në arrati të Bllakos, për të cilin nuk ndihej vendndodhja.
“Qytetarët shqiptarë nuk panë as një moment, një sekuencë të vetme mbledhje të komisionit të mandateve për të vendosur për imunitetin e tij. Dakord ai hoqi dorë vetë, por imuniteti nuk është i deputetit, është i parlamentit. Dokumenti që ai paraqiti i lexohej komisionit. Nuk ishte komisioni që e mbyllte problemin, as kryetarja, ishte parlamenti që u lexohej letra. Këto nuk ndodhën asnjëra.
Organizata kriminale e inceneratorëve nuk lejoi të ndodhë asnjëra prej tyre. Dhe pastaj fillon, Bllako na zhduket. Njeriu që tha unë skam imunitet u zhduk për 13 orë. Zërat thonë se u arratis nga Qafë-Bota në Greqi, nuk e di, skam asnjë fakt. Thonë se u kthye me helikopter. Por policia qëndroi në anën e Bllakos dhe organizatës kriminale”, u shpreh Berisha.