Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, njëherësh drejtuesi politik i qarkut për PS ka komentuar gjatë një interviste televizive cështjen e zgjedhjes së presidentit.Duke folur për News 24, para punimeve të Kongresit socialist, Veliaj foli për karakteristikat që duhet të ketë kreu i ri i shtetit. Pa kursyer sulmet ndaj Ili Metës, Veliaj tha se president mund të jetë çdo burrë ose grua që luan nje rol përbashkues në vend dhe jo si Presidenti aktual.