Klubi i njohur italian i futbollit Catania u përjashtua nga Seria C pasi u shpall i falimentuar, për shkak se skuadra nuk arriti të gjente një investitor.
Ashtu si shumë klube që shpallën falimentimin, e njëjta gjë ndodhi me simbolin e futbollit sicilian.
Catania ka shpallur falimentimin dhe është përjashtuar nga Seria C pas së cilës do të duhet të fillojë nga e para. Është një goditje e madhe për futbollin në Siçili pasi është një nga dy skuadrat më të mëdha të futbollit pranë Palermos.
Palermo dhe Catania ishin rival të mëdhenj dhe nëse do të takohen sërish së shpejti dhe në çfarë rrethanash, mbetet për t’u parë në vitet në vijim.
Palermo pati të njëjtin fat dy vite më parë. U ndryshua emri, stema e klubit dhe numri i regjistrimit dhe nisi me futbollin amator. I njëjti fat e pret edhe Catanian.
“Me dhimbje të madhe më duhet të konfirmoj se klubi ka shpallur falimentimin dhe nuk mund të vazhdojë të luaj në Serinë C. Nuk doja të përballesha me situata të tilla”, tha Francesco Girelli, president i Serisë C.