Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme te Komuna e Parisit, ku një automjet është kthyer përmbys në mes të rrugës.
Në automjet ishte vetëm shoferi, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime të rënda.
Ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.