Borrell: Unioni do të ndihmojë Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krimet ruse në Ukrainë.
Bashkimi Evropian synon të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë. Këtë e ka deklaruar shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell. Ai u tha gazetarëve se BE ishte gati të konsideronte një embargo ruse të naftës në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska.
“Shikoni, sanksionet janë gjithmonë në tryezë. Të diskutosh për Ukrainën do të thotë sigurisht të diskutosh efektivitetin e sanksioneve, së bashku me ministrat e Jashtëm do të diskutojmë se cilët do të jenë hapat e radhës që do të ndërmarrim”.
Borrell shtoi se ministrat do të diskutojnë se si të mbështesin ukrainasit dhe tha se misioni diplomatik i bllokut 27-anëtarësh në Kiev do të ofrojë ndihmë për prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare,.
“Ne do të diskutojmë se si mund të mbështesim më mirë popullin ukrainas dhe gjithashtu se si mund të mbështesim Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Sapo u takova me Prokurorin e Përgjithshëm, zotin Karim Khan. Ne do të ofrojmë aq shumë mbështetje sa ne mundemi përmes misionit tonë Bashkimit Evropian në Ukrainë”.
Ndërkaq, Kancelari austriak, Karl Nehammer do të bisedojë në Moskë me Presidentin rus Vladimir Putin.
Nehammer do të jetë lideri i parë i BE-së që takohet personalisht me liderin rus që nga fillimi i agresionit.