Ish kryeministri Sali Berisha thotë se në Tiranë ndodhen aktualisht rreth 20 apo 30 prokurorë europianë për të deshifruar telefonat e njohur si “BQ”.
Berisha paralajmëroi se në ditët në vijim pritet të ketë zhvillime të rëndësishme, pasi po hetohen dosje përvëluese për politikanë në Tiranë, Shkup dhe Beograd.
Telefonat BQ mendohet se operojnë me një sistem që është i papërgjueshëm, Berisha i ka përmendur këta modele si të përdorur edhe nga grupi i drogës që çoi në pranga këngëtaren Elsa Lila.
“Në Tiranë janë 20-30 prokurorë evropianë, kanë disa ditë këtu. E keni dëgjuar ju atë historinë e telefonave BQ. 30 prokurorët kanë dosjet më përvëluese për Tiranën, për Beogradin dhe për Shkupin. Unë nuk e di të jetë i përfshirë Basha. Nuk di të ketë patur telefon BQ.
Kur unë ia shihja, në parlament thosha kush e di pse mbajnë dy telefona, ato paskan qenë telefona të tillë. Atyre po u lëviz tepeleku tani. Janë disa emra, janë socialist.
Qeveritë e Beogradit, aty ka akuza nga më të rënda, gjithashtu dhe qeveria e Tiranës dhe e Shkupit. Po punuhet ditë e natë për transkriptin me një numër të madh përkthyesish. Nuk ka parë Tirana kurrë më parë një numër kaq të lartë prokurorësh të huaj”, tha Berisha në emisionin “Politiko”.