Ashtu siç edhe u njoftua tashmë do të zhvillohet mbledhja e Grupit të PD, thirrur nga kryetari i Grupit Enkelejd Alibeaj.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në seli, por nuk ka dhënë deklaratë për mediat.
Në mbledhje do të diskutohet për zhvillimet e brendshme dhe të ardhmen e Partisë Demokratike. Diskutimi synon bashkimin e të gjithë demokratëve dhe përballjen me kryeministrin Edi Rama.