Pasditen e sotme, një person 55 vjeç është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë.
Sipas policisë, shtetasi i ndjerë Gjergji Kovaçi rreth 55 vjeç, jetonte i vetëm.
Nga të dhënat e para, dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale, pasi ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore. Burime te siguruara thanë se 55 vjeçari kishte ditë që kishte gjetur vdekjen në banesën e tij.
Korçë/ Informacion paraprak
Më datë 12.04.2022, rreth orës 18:30, në lagjen nr. 8, Korçë, është gjetur nga fqinjët, i pajetë në banesën e tij shtetasi Gj. K., rreth 55 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga të dhënat e para, dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale, pasi ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.