Prokuroria Speciale SPAK, kërkon 157 vite burg për 8 të akuzuarit për grabitjen e miliona eurove në barkun e një avioni në Rinas. Hetimet për ngjarjen e ndodhur tre vite më parë janë mbyllur në vitin 2020 dhe sot organi i akuzës i ka paraqitur pretencën Gjykatës së Posaçme.
Të pandehur janë tetë persona, ndër ta vëllezërit Çala, si dhe i shumëkërkuari nga drejtësia Talo Çela, shkruan newsbomb.al. Prokuroria i akuzon ata se janë pjesë e një grupi kriminal dhe në bazë të hetimeve është provuar se kishin nisur të realizonin planin e grabitjes shumë kohë para 9 prillit 2019.
Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”. Sot, Prokuroria Sopeciale ka dhënë pretencën dhe kërkon që ata të dënohen, respektivisht:
- Klement Çala – 24 vite burg
- Eldi Çala – 19 vjet burg
- Oltjan Veseli – 19 vjet burg
- Renaldo Sula – 19 vjet burg
- Saimir Cela – 19 vjet burg
- Elton Pikli – 19 vjet burg
- Talo Çela – 19 vjet burg
- Alkond Bengasi – 19 vjet burg
Në këtë ngjarje kanë qenë të dyshuar si të përfshirë dhe dy persona të tjerë, Admir Murataj i cilësuar si “koka e grupit”, shkruan newsbomb.al. Por ai vdiq gjatë ndjekjes së grabitësve nga Policia, pasi pati shkëmbim zjarri dhe në këtë rast akuza ndaj tij nuk i ngrit.
Po ashtu, i përfshirë ka qenë dhe një shqiptar i Kosovës, Ragip Hajdini. Ky i fundit njihej me nofkën “Daja” dhe u arrestua gjatë një operacioni te “Shkëmbi i Kavajës”. 50 vjeç ishte i sëmurë dhe pas 4 ditësh në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërroi jetë. Akuza ndaj tij u pushua.
Grabitja ndodhi në aeroportin e Rinasit, mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 4.6 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës. Pasi kryen grabitjen, autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit pati edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili mendohet se ishte koka e grupit
Dy vite më parë SPAK ju ka komunikuar akuzën 8 të pandehurve:
- Klement Çala, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “falsifikimi i dokumenteve” me shumë se një herë, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 dhe 186/2 të Kodit Penal.
- Eldi Çala, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 dhe 186/1 të Kodit Penal.
- Oltjan Veseli, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 dhe 279/1 të Kodit Penal.
- Renaldo Sula, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
- Elton Pikli, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
- Talo Çela, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
- Alkond Bengasi, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.