Shqiptarët paguajnë në faturën e energjisë elektrike, edhe koston e TEC-it te Vlorës, që nuk ekziston. Këtë e tha ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga!
“TEC-i Vlorës ka histori tragjike që nga fillimet e saj. Nuk mund t’i vësh faj qeverisë që trashëgoi një kufomë energjetike për të cilën kemi paguar edhe borxhe sepse ai TEC është ndërtuar me kredi. Pjesa më e madhe e kredisë tashmë është larë dhe ai TEC nuk hyri asnjëherë në punë.
Rudina Xhunga: Pse vetë i paguam ne lekët e TEC-it, që nuk i hyri askujt në punë?
Damian Gjiknuri: Patjetër! Populli shqiptar i ka paguar. U dha me kredi nga banka botërore dhe të gjitha ato janë borxhe të cilat paguhen. Sot KESH-i shërben borxhet e TEC-it të Vlorës. Pra ka një kosto të shtuar, që do të thotë se shqiptarët në faturën e energjisë vazhdojnë të paguajë një kosto për TEC-in e Vlorës. Pra shqiptarët paguajnë një përqindje në faturën e dritave, për një gjë që nuk ekziston./L.F- dritare.net