Merr flakë një magazinë në Kombinat. Zjarrëfiksja është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Sipas burimeve paraprake raportohet se zjarri është i përmasave të mëdha.
Nuk dihet nëse ka apo jo të lënduar, pasi zjarri sapo ka rënë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.04.2022, në Yzberisht, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit M. Z., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.