Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zbuluar se Lulzim Basha ka drekuar dhe darkuar me ish-deputetin Aqif Rakipi, tashmë i shpallur non-grata.
Në një konferencë për mediat, Berisha është pyetur mbi shpalljen non-grata të Rakipit dhe akuzat e DASH për blerjen e votës. Berisha është përgjigjur se dënon çdo akt të blerjes së votës.
Ish-kryeministri shton se Basha madje ka tentuar ta angazhojë Aqif Rakipin në një koalicion me PD-në.
Berisha: Unë kam shprehur qartë dhe haptas mendimin tim. Jam kan qenë e do mbetem për cdo lloj sanksioni që bazohet në fakte dokumente e prova, kjo nuk ka dyshim, këtu nuk kam asnjë hezitim ndaj cilitdo. Rasti konkret, nuk ajam futur shumë në hollësi se po të futesha, më dilte një seri drekash e darkash të Lulzim Bashës me Qifen. Apo përpjekjet e tij për ta angazhuar në koalicion me PD-në. Unë e kam takuar një herë në jetën time e në mënyrën më absolute dënoj çdo akt blerje apo shitje vote. Meqë instistuat në këtë, pse unë kam qenë e kam mbajtur përgjigjen time që mbështes çdo vendim të bazuar në fakte argumente e prova, e smund të mbështes asnjë vendim që s’ka fakte e prova, kjo është elaborim i mëtejshem është që unë dënoj çdo akt blerje e shitje vote. Nuk jam ndalur te personi se po të flisja duhet të isha i hapur e sinqertë, se po të flisja me dilte Basha më dilnin drekat seriali i drekave të Bashës me të.
E keni kursyer Bashën?
Berisha: Jo po s’kam dashur të ndërhyj në këto cështjet e drekave e darkave në këto cështje si gjysmë private, nuk e kam parë të arsyeshme.