Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me strukturat e sigurisë së vendit pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës që ndodhën në veri të vendit. Kështu kanë bërë të ditur burimet për Gazetën Express.
Në mbledhjen që ka përfunduar ajo ka diskutuar për sigurinë në vend dhe për masat që duhet të ndërmerren.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, njoftuan për katër sulme ndaj policisë për tri ditë rresht. Kundër policisë është shtënë me armë zjarri AK-47, granata dhe metoda të tjera për të penguar atë në përmbushjen e detyrës