Presidenti Ilir Meta ka reaguar për sulmin ndaj autoriteteve policore të Kosovës një natë më parë.
Meta shprehet se ka besim të plotë në zbardhjen e kësaj ngjarje dhe vënien para drejtësisë të autorëve.
Ai bën thirrje të shmangen provokimet dhe përshkallëzimi i tensioneve që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon.
Reagimi i presidentit Ilir Meta
Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok.
Kam besim të plotë se institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës do t’i zbardhin shumë shpejt këto akte burracake dhe do të vënë para drejtësisë autorët.
Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon