TIRANË
Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagon pas shpërthimit të makinës së prokurorit Arjan Muça. KLP shpreh indinjatë me sulmin, duke e cilësuar një akt kriminal ndaj prokurorit dhe një sulm terrorist ndaj sistemit të drejtësisë.

KLP kërkon që ngjarja të zbardhet sa më shpejt, teksa iu kërkon organeve ligjzbatuese “të hetojnë me këmbëngulje dhe përparësi absolute ngjarjen e sotme për të arritur në zbardhjen e saj të plotë dhe të shpejtë”.

Reagimi i KLP:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mësoi me indinjatë të thellë lidhur me aktin kriminal që ka ndodhur dje mbrëmë kundër prokurorit Arjan Muça, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër i komanduar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.


Në pritje të përfundimit të hetimit, të cilit e presim me padurim, ajo që ka ndodhur dje mbrëmë në Tiranë duket si një sulm i shënjestruar ndaj prokurorit për shkak të funksionit të tij. Si i tillë, ky sulm përbën një akt të papranueshëm që synon të intimidojë prokurorin dhe të cënojë mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në luftën kundër krimit.

Revcontent