Kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia vendosi të largojë nga detyra dy administratorë, vetëm pak javë pasi kishte marrë detyrën e re.
Ai shkarkoi dy krerët e Njësive Administrative në Dajç dh Postribë, ndërsa disa media raportuan se arsyeja ishte mbështetja që ata i kishin ofruar Lulzim Bashës.
megjithatë, duket se një drejtor, Spahia do ta ketë të pamundur ta shkarkojë, të paktën për tre vitet e ardhshme. Kjo pasi ish-kryebashkiakja Voltana Ademi vendosi që në limitet e dorëzimit të mandatit të saj, të riemëronte në krye të Ujësjellës Kanalizimeve të Shkodrës Mark Mollës.
Vendimi i Ademit ngre dyshime, duke qenë se Mark Molla është një personazh kontravers. Ai është dënuar me 8 vite burg në vitin 1989 për përvetësim prone. 10 muaj për shpërdorim detyre, dhe 10 muaj për falsifikim të dokumentit zyrtar.
Ndërsa si drejtor i UKSH-së, Kontrolli i Lartë i Shtetit identifikoi te ndërmarrja e Mollës një sërë shkeljesh të rënda, 4 nga të cilat lidhur me tenderit dhe procedurat e prokurimit.